Uldedaj kujton fitoren e parë të PD në 1992: Opozitarizmi nuk lihet rrugës

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Shkodër, Tonin Uldedaj ka kujtuar 29 vjetorin e fitores së parë të opozitës. Ai thotë se fitorja e vitit 1992 duhet të shërbejë si mësim se opozitarizmi nuk lihet rrugës dhe nuk mund të jetë i një force apo një individi të vetëm. Ndaj sipas tij, Bindja Demokratike është bashkuar për të sjellë një alternativë të re.

“Në këtë ditë festojmë edhe 22 marsin e vitit 1992, fitoren e opozitës shqiptare anti-komuniste kundër Partisë së Punës. Tri dekada më vonë, le të na shërbejë si mësim se opozitarizmi nuk lihet rrugës, nuk mund të jetë kurrë i një force dhe njeriu të vetëm. Për këtë ne kemi zgjedhur të bashkohemi dhe të krijojmë një alternativë të re”, shkruan Uldedaj.

Të lidhura

None found

Ai gjithashtu ka uruar festën e Sulltan Novruzit për të gjithë besimtarët bektashinj.

“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit, ‘ditën e re’ në persisht, nisjen e pranverës dhe një udhëtim në një stinë të re shpresash e gëzimesh”, shkruan ai në Facebook.


Shtuar 22.03.2021 09:01

Tags: