Koeman: Jo vetëm Atletico, në garë për titull është edhe Reali

Pas fitores tenistike 1-6 ndaj Real Sociedatit, trajneri Ronald Koeman është shprehur se rivalë për titullin kampion nuk është vetëm Atletico e Madridit, por edhe Reali.

“Çdo skuadër i duhet kohë që të mësohet. Kemi pasur vështirësi në fillim dhe ishte vështirë për ne të fitojmë ndeshje, por skuadra ka shkuar larg dhe tani ndihemi rehatshëm në fushë”.

“Fizikisht jemi duke ia dal mirë dhe kjo na ka përmirësuar në rezultate. Real Madrid gjithashtu është përmirësuar. Mendoj se do këtë luftë deri në fund për titull”.

“Nuk duhet të flasim vetëm për Atleticon, Real Madrid gjithashtu është aty të luftojë”, deklaroi ai.

Atletico mban kreun me 66 pikë, katër më shumë se Barcelona, derisa Reali renditët në pozitën e tretë me 60 pikë./albeu.com/


Shtuar 22.03.2021 08:59