Romelu Lukaku, sulmuesi i Belgjikës, nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit 0-0 ndaj Iranit, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026.
Për përfaqësuesen belge, ky ishte barazimi i dytë rresht, pasi nuk arriti të fitonte as përballë Egjiptit.
Të lidhura
None found
Pas ndeshjes, Lukaku tha se zhgënjimi ishte shumë i madh, duke e cilësuar këtë si diçka normale. Ai theksoi se Belgjika krijoi shumë raste, por topi nuk po hynte në portë, ndërsa shtoi se sfida duhet analizuar me kujdes, pasi ekipi luajti me shumë emocione.
Sulmuesi belg pranoi gjithashtu se skuadra nuk arriti të ruante qetësinë në çastet vendimtare të takimit.
Sipas tij, ekipi kishte një plan, por nuk ia doli të mbetej i qetë në momentet kyçe. Lukaku u shpreh i kënaqur që luajti më shumë se një orë, por jo me rezultatin, duke nënvizuar se ndeshja e ardhshme duhet fituar.
Belgjika pati disa raste të mira për të siguruar golin e fitores, por mungesa e saktësisë para portës bëri që sfida të përfundonte pa gola.
Tashmë, “Djajtë e Kuq” do të synojnë reagimin në ndeshjen e radhës ndaj Zelandës së Re, e cila luhet më 27 qershor, në një përballje që mund të rezultojë vendimtare për ecurinë e tyre në këtë Botëror.
