Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka reaguar ndaj diskutimeve për projektin e gazit, duke vënë në shënjestër mënyrën se si institucionet po i trajtojnë reagimet publike.
Në një postim të tij, Hoti theksoi se për këtë temë nuk u morën parasysh qëndrimet e zyrtarëve të administratës amerikane dhe të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ndërsa reagimi erdhi menjëherë sapo u përmendën protestat dhe pakënaqësitë e qytetarëve.
Të lidhura
None found
Postimi i Hotit:
“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta.
Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?
Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë.”
