Thaçi: Në Tetovë, emërtimet shqip të rrugëve dhe përdorimi zyrtar i shqipes nuk kanë qenë asnjëherë të formalizuara

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve dhe të sheshit në Tetovë.

Sipas tij, kjo gjendje është pasojë e një qasjeje manipuluese politike që, siç tha ai, është ndërtuar prej vitesh nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti.

Të lidhura

None found

“Me sllavët, me maqedonasit nuk punohet kështu. Sepse ata kur janë ngusht bëjnë marrëveshje, por pastaj e rinegociojnë atë marrëveshje deri sa të lodhin. Fatkeqësisht kjo është vetëm maja e Ajsbergut të një politike manipuluese të BDI-së dhe Ali Ahmetit. Emrat e rrugëve zyrtarisht nuk kanë ekzistuar kurrë, as përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, as çlirimi i popullit”, tha Thaçi.

Ai theksoi gjithashtu se me kalimin e kohës, qytetarët do të ndihen edhe më të zhgënjyer nga, siç u shpreh, gënjeshtrat e BDI-së.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kujtojmë se partia VLEN e akuzoi BDI-në për përpjekje për të nxitur skenarë ndëretnikë, në një kohë kur çështja e emërtimit të lagjeve është duke u shqyrtuar nga një komision komunal. Nga ana tjetër, BDI deklaroi se Tetova ka historinë e saj shqiptare dhe se rikthimi i emrave jugosllavë dëshmon pafuqinë e VLEN-it për t’u përballur me vendime anti-shqiptare.


Shtuar 20.06.2026 14:40

grandpashabetgrandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergalabetcasibomzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi giriş