FC Prishtina vë në funksion sallën moderne për konferenca dhe analiza, ndërsa vijon investimet

Në prag të sezonit të ri, FC Prishtina po vazhdon të investojë në infrastrukturën e klubit, këtë herë duke vënë në funksion një sallë moderne në qendrën stërvitore në Bërnicë.

Klubi nga kryeqyteti ka njoftuar se puna për zhvillimin e qendrës stërvitore po vazhdon pa ndërprerje, teksa investimi më i ri është një ambient i posaçëm për konferenca për shtyp, analiza të ndeshjeve, takime profesionale dhe mbledhje të ndryshme të klubit.

Të lidhura

None found

Kjo sallë e re disponon 60 ulëse, Smart TV dhe pajisje bashkëkohore, duke krijuar kushte moderne për punë dhe organizim në nivel profesional.

Ky investim vlerësohet si një tjetër hap i rëndësishëm drejt avancimit të infrastrukturës së klubit dhe rritjes së standardeve të punës në çdo nivel.

Në të njëjtën kohë, FC Prishtina e ka nisur sezonin me ndryshime të rëndësishme në strukturën sportive. Fillimisht, Malsor Gjonbalaj është emëruar udhëheqës i Këshillit Sportiv, ndërsa Mentor Zhdrella ka marrë detyrën e drejtorit sportiv të klubit.

Gjithashtu, në krye të skuadrës tashmë është trajneri Orges Shehi, me synimin e klubit për të ndërtuar një projekt konkurrues për edicionin e ardhshëm.

Përmes investimeve në infrastrukturë dhe riorganizimit të sektorit sportiv, FC Prishtina po shfaq qartë ambiciet për të ngritur nivelin e funksionimit të klubit dhe për të synuar sukses në sezonin e ri.


Shtuar 20.06.2026 13:56

grandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetjojobetzirvebetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetcasibomgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetBets10grandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişbetkomMeritking Girişaajojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet