Lirim Kastrati iu bashkua Vllaznisë në gusht të vitit 2025 me parametër zero, pasi kishte mbyllur eksperiencën e tij te Videoton FC në Hungari.
Megjithatë, skuadra shkodrane nuk ishte e vetmja nga Superiorja që hyri në negociata për anësorin 27-vjeçar.
Të lidhura
None found
Sipas burimeve për “Newsport.al”, shumë pranë afrimit të Kastratit ka qenë edhe Egnatia. Palët kishin interes të ndërsjellë, madje dëshira dukej pak më e madhe nga vetë futbollisti.
Mes tyre ishte arritur një dakordësi në parim, por marrëveshja nuk u finalizua kur diskutimet kaluan te ana financiare.
Bëhet e ditur se Lirim Kastrati kishte kërkuar një pagë prej 12 mijë eurosh në muaj. Një pretendim i tillë nuk u pranua nga drejtuesit e Rrogozhinës, të cilët një vit më parë nuk e konsideruan të arsyeshme të bënin një sakrificë të tillë ekonomike.
Në fund, duket se ishte Vllaznia ajo që përmbushi kërkesat financiare të 27-vjeçarit. Në një lexim të thjeshtë të situatës, 12 mijë eurot në muaj të ofruara nga klubi shkodran bënë që Kastrati ta vijonte karrierën në Shkodër.
