Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Korçë

Policia ka bërë të mundur kapjen e dy të shpallurve në kërkim. Është arrestuar Dorjan Dervishaj, 40 vjeç, I dënuar me dy vjet burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe A. D., 28 vjeç, ndaj të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Dorjan Dervishaj, 40 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me dy vjet burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. D., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 11.10.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 12:47