Vidhte banesa, dyqane e biçikleta, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Polici ka vënë në pranga një 25-vjeçar në Durrës për veprën penale “Vjedhja”. 25-vjeçari është autor dyshuar i disa vjedhjeve të banesave, dyqaneve e biçikletave në Durrës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore,  ndaluan shtetasin Xh. K., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja.

Pas veprimeve hetimore të kryera rezultoi se shtetasi Xh. K. është autori i dyshuar i disa vjedhjeve në të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik, në Durrës, konkretisht:

Më datë 16.06.2021, ka vjedhur biçikletat e shtetasve P. T. dhe A. G;

Më datë 30.06.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. N.;

Më datë 14.07.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur në dyqanin e shtetases F. D. dhe disa pajisje në ambientet e një shkolle në lagjen nr. 16, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 12:40