Një qark zgjedhor në veri të Anglisë, me vetëm 76 mijë votues, mund të marrë një peshë vendimtare për fatin politik të kryeministrit britanik Keir Starmer.
Votimi i pjesshëm që mbahet këtë javë në Makerfield po shihet si një provë e rëndësishme për drejtimin e tij, veçanërisht tani që në garë është futur edhe një kundërshtar i fortë, Andy Burnham.
Të lidhura
None found
I vlerësuar si një prej politikanëve më të pëlqyer në Britani, Burnham po kërkon të rikthehet në Parlament përmes kësaj përballjeje elektorale. Një fitore e tij do ta vendoste atë në pozicion për të sfiduar Starmerin në krye të Partisë Laburiste, duke krijuar mundësinë e një gare edhe për postin e kryeministrit.
Vëmendja ndaj zgjedhjeve në Makerfield është shtuar ndjeshëm në një moment kur popullariteti i Starmer ka rënë dhe Partia Laburiste ka marrë rezultate të dobëta në zgjedhjet lokale të muajve të fundit. Në radhët e partisë po dëgjohen gjithnjë e më shumë thirrje për një figurë të re që të rikthejë besimin e votuesve.
Në këtë garë, përballë Burnham qëndron Robert Kenyon, kandidati i partisë populiste të djathtë Reform UK, në një zonë që prej më shumë se një shekulli ka votuar tradicionalisht për laburistët. Për këtë arsye, rezultati po konsiderohet një sinjal i rëndësishëm për drejtimin e ardhshëm të politikës britanike.
Nëse Burnham siguron mandatin si deputet, trysnia mbi Starmer mund të rritet ndjeshëm, duke e shndërruar këtë zonë të vogël zgjedhore në qendrën e zhvillimeve politike në Britani.

