Kenan Haxhihamza ndahet me Drenicën pas një sezoni të shkëlqyer personal

Pas përfundimit të kontratës me Drenicën, portieri rahovecian Kenan Haxhihamza tashmë është lojtar i lirë, duke i dhënë fund një edicioni që për të rezultoi tejet i suksesshëm në planin personal.

Gjatë sezonit, 29-vjeçari u shndërrua në një prej figurave kyçe të skuadrës drenicase, duke spikatur me pritje vendimtare dhe duke pasur rol të madh në ndeshje të ndryshme. Ndihma e tij ishte thelbësore në realizimin e synimit të klubit, me Drenicën që ia doli t’i shpëtojë barazhit vetëm në xhiron e fundit të kampionatit.

Të lidhura

None found

Paraqitjet e tij shumë të mira bënë që Haxhihamza të përfshihej disa herë në Formacionin e Javës, ndërsa mori edhe vlerësimin “Ylli i Javës”, si dëshmi e formës së lartë që mbajti përgjatë gjithë edicionit.

Portieri me përvojë ka ndërtuar një karrierë të pasur në futbollin kosovar, teksa më herët ka luajtur për Gjilanin, Ballkanin, Dukagjinin dhe, së fundmi, për Drenicën. Për këtë arsye, ai pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Në këtë mënyrë, Drenica mbetet pa një nga futbollistët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, ndërsa tash mbetet e hapur çështja se ku do ta vazhdojë karrierën Kenan Haxhihamza.


Shtuar 17.06.2026 09:22

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet