Franca e nisi me fitore Grupin I të Kupës së Botës, duke mposhtur Senegalin 3-1 në Nju Jork. Për francezët realizuan Kylian Mbappe në minutat 66 dhe 96, si edhe Bradley Barcola në të 82-ën, ndërsa për Senegalin golin e vetëm e shënoi Ibrahim Mbaye në minutën e 95-të, vetëm 20 minuta pasi ishte futur në fushë.
Edhe pse kombëtarja e tij doli e mundur, 18-vjeçari la gjurmë me rrjetën e tundur ndaj Francës.
Të lidhura
None found
Futbollisti i PSG-së jo vetëm që i dha përkohësisht shpresë Senegalit me golin e tij, por njëkohësisht hyri në histori si lojtari afrikan më i ri që shënon ndonjëherë në Kupën e Botës.
Ai e vendosi këtë rekord në moshën 18 vjeç e 142 ditë.
Shifra e mëparshme i përkiste bashkëkombësit të tij Moussa Wague, i cili kishte realizuar ndaj Japonisë në Kupën e Botës 2018 kur ishte 19 vjeç e 263 ditë.
Përveç këtij rekordi afrikan, Mbaye renditet tashmë edhe si golashënuesi i katërt më i ri në historinë e Kupës së Botës.
Në krye të kësaj liste mbetet Pele, që shënoi për herë të parë në moshën 17 vjeç e 239 ditë. Pas tij vijnë Manuel Rosas me 18 vjeç e 93 ditë dhe Gavi me 18 vjeç e 110 ditë.
