Kasami: Fatmir Limani jashtë formulave të VLEN-it për rikonstruimin e Qeverisë

Në prag të bisedimeve për rikonstruimin e Qeverisë me kryeministrin Hristijan Mickoski, bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi për Alsat se ministri aktual Fatmir Limani nuk do të përfshihet në kombinatorikat e këtij koalicioni. Ai theksoi se VLEN-i do t’i paraqesë vetë emrat e tij për postet në ekzekutiv.

Kasami tha për Alsat: “Nga kongresi i parë që mbajti VLEN-i, tanimë kemi një strukturë të re të VLEN-it që nga presidenca, lidershipi dhe kuvendi qendror. Në gjithë këto formacione politike të VLEN-it, Fatmir Limani nuk bën pjesë. Ai vetë vendosi dhe zgjodhi të vetëdistancohet, kështu që në bisedimet me kryeministrin ashtu si në herën e parë kur është formatuar Qeveria, por edhe në riformatimet e saj edhe tash, do të flasim si dy partnerë të koalicionit, ku çdonjëri do të propozojë kandidatët e tij që i ka. kështu që në këto kombinatorika mund te them që Fatmir Limani nuk është pjesë”.

Të lidhura

None found

Mbrëmjen e kaluar, edhe kryeministri Hristijan Mickoski foli për këtë temë në një intervistë për Alsat, duke nënvizuar se statusi i Fatmir Limanit do të trajtohet gjatë takimeve me partnerët e VLEN-it.

“Kur të jenë bisedimet për qeverinë, do të diskutojmë, do t’i hapim të gjitha temat, do të bëjmë analizë të përbashkët, unë jam i bindur se me partnerët e VLEN-it, deri tani kemi pasur dialog të hapur dhe të sinqertë, dialog partneriteti, ashtu edhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në të ardhmen”, tha mbrëmë kryeministri Hristijan Mickoski.

Debati për rikonstruimin e kabinetit qeveritar po vazhdon prej më shumë se 7 muajsh, por pavarësisht emrave që janë përmendur në media dhe në opinion, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Përveç Fillkovit, në qarkullim janë edhe zëvendësime të mundshme në postin e ministrit të Administratës, Goran Minçev, si dhe të ministrit të Kulturës, Zoran Lutkov.

Në kampin politik shqiptar, VLEN-i, përveç emrit që duhet të propozojë për pozitën e Limanit, pritet të nxjerrë kandidat edhe për postin që mbante Arben Fetai, i cili dha dorëheqje nga detyra e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë. Edhe pse sipas kryeministrit të gjitha opsionet mbeten të hapura, ai ka theksuar se kriteri kryesor do të jetë cilësia dhe jo sasia. /Alsat.mk.


Shtuar 16.06.2026 21:06

Tags:
MariobetMariobetimajbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerpadişahbetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişgrandpashabet giriş