Ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, Irakli Koçiaj i cili ishte shpallur në kërkim nga policia prej disa javësh është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë. Koçiaj ishte shpallur në kërkim që prej 25 majit pas urdhër arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”. Ish-oficer i krimeve dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilt.
Në lidhje me këtë akuza deri në këto momente janë arrestuar tetë ish-efektivët e policisë së Sarandës, dy prej tyre ndodhen në burg me afat 30 ditor, ndërsa 4 punonjësit e IMT Sarandë vijojnë të jenë ende në kërkim. Ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, Irakli Koçiaj pritet të dalë para Gjykatës në dy ditët e ardhshme.
Të lidhura
None found
