Protesta merr përmasën e revoltës, bulevardi tejmbushet me qytetarë: Ju erdhi fundi, dorëheqje dhe burg! Atdheu nuk shitet

Protesta e shqiptarëve merr përmasat e revoltës, teksa bulevardi ditën e sotme është tejmbushur.

Mijëra qytetarë janë bërë bashkë dhe po marshojnë drejt Kryeministrisë, me thirrje Edi Rama jep dorëheqjen. Marshimi nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe vijoi drejt Kryeministrisë.

Të lidhura

None found

Me thirrje “Mos u përçani”, “Ju erdhi fundi”, “Poshtë komunizmi”, “Ju erdhi fundi” dhe “Rama dorëhiqu”, “Atdheu nuk shitet” janë thirrjet e qytetarëve.

Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar, janë bërë bashkë në këtë protestë dhe në këtë kauzë e cila duket se nuk ndalet.

Protesta në Tiranë ka bërë bashkë mijëra qytetarë, të cilët protestojnë prej 9 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pasi organizimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Ajo çfarë bie në sy është pankarta në të cilën shkruhet “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”.

Me thirrjet e tyre “Revolucion”, “Jep Dorëheqjen”, Rama në burg Berisha në burg, marshojnë edhe ditën e sotme në kryeqytet.

Të rinj, të reja, fëmijë, të moshuar, janë bërë bashkë në këtë protestë dhe në këtë kauzë e cila duket se nuk ndalet, por ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, dhe edhe jashtë kufijve.


Shtuar 8.06.2026 18:56

jojobetcasibomjojobetcasibomgrandpashabetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetcasibommatbet girişJojobetmatbetdeneme bonusugrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvardeneme bonusu veren siteler 2026Casibom GirişcasibomCasibomcasibomgrandpashabetcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş