Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish për protestat qytetare, që kundërshtojnë projektin për investim në zonën e Zvërnecit në Vlorë, si dhe kërkojnë largimin e tij nga qeveria.
Kreu i qeverisë, ka publikuar në Facebook, një intervistë të një protestuesit dhënë për News24, ndërsa shprehet i vendosur se ‘Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota’.
Të lidhura
None found
Një mesazh Rama kishte edhe për qytetarët që kanë votuar për PS, por që kanë dalë të protestojnë, duke thënë se janë “peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”.
Regimi:
“Mirëmëngjesi dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes”, shkruan Rama.
