Rama në podkastin “Flasim”: Barazia para ligjit është detyra kryesore,26 maji ironi apo buzëqeshje fati, nga dhuna diktatoriale, te faza e fundit e integrimit

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, u shpreh se tani Shqipëria ndodhet në fazëne fundit të integrimit Evropian, por që e cilësoi si më të vështirën.

Detyrat e lëna nga BE më 26 maj kur nisi mbyllja e çeljes së negociatave dhe grupkapitujve për integrimin, ai i cilësoi domosdoshmëri që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, ku shteti bën për qytetarin dhe qytetari për shtetin.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, kreu i shtetit, e cilësoi edhe si një ironi të fatit datën 26 maj kur u zhvillua konferenca ndërqeveritare në Bruksel, pasi korespondoi me datën e zgjedhjeve të 26 majit 1996 kur opozita socialiste e asaj kohe u dhunua dhe zgjedhjet u manipuluan.

“Javën që lam pas, më 26 maj, si për ironi apo buzëqeshjes së fatit, të dhunës dhe grabitjes së votave dhe vulosjes së një sundimi autokratik dhe me tipare diktatoriale në Shqipëri erdhëm në ditën ku Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugës së integrimit evropian duke mbyllur fazën e çeljes dhe hapur fazën e mbylljes së integrimit”, tha kryeministri mes të tjerash.

Kryeministri shtoi se tani ka nisur edhe ngjitja e majës së malit për të vendosur flamurin shqiptar në BE. Një moment që e cilësoi se vjen me satiskafksion dhe përgjegjësi.

“Shqipëria si ndonjëherë u ngjit në majën dhe maja ku do ngjisim flamurin shqiptar, është më afër se ndonjëherë, është një moment kuptimplotë i kësaj rruge drejt anëtarësimit dhe certifikimit absolut i një pune të palodhur për anëtarësimin në BE. Moment që vjen me shumë satisfaksion e përgjegjësi. Nuk është një dat në kalendarin e integrimit por një rezultat i detyrave të realizuara dhe domosdoshmërisë së detyrave”, vijoi ai.

Dhe teksa ndoqi rekursin e rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE, shprehu besimin se 2027 do arrihej për mbylljen e plotë të negociatave.

“Përpjekja e barazisë përpara ligjit është detyra kryesore. Kjo fazë e fundit nuk është më e lehta, por më e vështira, detyrat që na ka lënë BE për të mbyllur negociatat me BE në fund të vitit 2027 dhe për anëtarësimin. Për ta përgatitur Shqipërinë, vendin e standardeve dhe përgjegjësive të shtetit në raport me qytetarin dhe qytetarit në raport me shtetin dhe të gjithëve bashkë”, shprehet Rama.


Shtuar 31.05.2026 10:07

ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişmadridbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişMarsbahis GüncelJojobetCasibommatbet girişJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişjojobetCasibom GirişJojobet GirişJojobet Giriş