“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për skandalin e djeshëm dhe ndërpret kontratën me kompaninë e sigurisë

Ditën e djeshme, një situatë skandaloze është regjistruar në Zvërnec të Vlorës, ku banorët teksa protestonin janë tërhequr zvarrë nga rojet private.

Banorët kërkojnë rikthimin e tokave dhe ndalimin e punimeve në zonë, të cilët pretendojnë se toka është e trashëguar dhe se prej vitesh ndodhen në procese gjyqësore për pronësinë.

Protesta është shoqëruar edhe me përplasje mes banorëve dhe dhunën efektivëve të cilët janë vendosur para gardhit rrethues.

Banorët kanë tentuar të shkatërrojnë rrethimin me tela dhe kanë hedhur gurë drejt efektivëve dhe rojeve private pas gardhit, ku këta të fundit janë përgjigjur me spraj.

Njoftimi:

Pasi kemi shqyrtuar me përgjegjësi të plotë materialet e bëra publike mbi sjelljen e pajustifikueshme të shoqërisë së sigurisë, kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:

Për të garantuar sigurinë e zonës zhvillimore, që është tërësisht pronë private, ishte kontraktuar një kompani sigurie e pajisur me lejet dhe licencat përkatëse nga institucionet shtetërore dhe me përvojë në këtë fushë.

Por ekzaminimi i materialeve e bën absolutisht të papranueshme vazhdimin e marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri.

Në asnjë moment, kompania e kontraktuar e sigurisë nuk ka pasur instruksione nga ana jonë, për të vepruar në kundërshtim me autorizimet ligjore dhe në cenim të të drejtave të garantuara për qytetarët shqiptarë.

Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës, dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë, nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht.

Për këtë arsye kemi ndërprerë me efekt të menjëhershëm marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë.

Kërkojmë ndjesë për këtë incident të panevojshëm dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të kryejnë një hetim të plotë e të paanshëm të ngjarjes dhe të ndëshkojnë sipas ligjit personat përgjegjës.

“Zvërnec South Adriatic Development”, qëndron në dispozicion të plotë ndaj autoriteteve dhe të gjitha palëve të tjera të interesuara, me gatishmëri dhe transparencë të plotë.

Ritheksojmë se marrëdhënia me komunitetin, është thelbësore për investitorët dhe mbetemi të angazhuar të bashkëpunojmë me të gjithë banorët e zonës. Në javët në vijim do të shtojmë përpjekjet tona për një komunikim më thelbësor me komunitetin e respektuar të zonës.

Po ashtu, shprehim keqardhjen që episodi i shëmtuar i djeshëm po shfrytëzohet për të qarkulluar në rrjetet sociale pamje tërësisht të fabrikuara të projektit, me qëllim nxitjen e idesë së gabuar se zhvillimi do të shkatërrojë natyrën.

Vlera ndërkombëtare e projektit qëndron pikërisht në përkushtimin maksimal për të harmonizuar projektin me natyrën, sipas standardeve më të larta të aplikuara ndonjëherë, në mbrojtje të ekosistemeve të veçanta të zonës, si vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.

Projekti final do t’i prezantohet në kohën e duhur publikut si dëshmi përtej çdo dyshimi e një shembulli të shkëlqyer të harmonisë me natyrën.


ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibomMadridbetMadridbetcasibom girişmatbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetnakitbahis girişMarsbahis GüncelJojobetCasibommatbet girişJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişjojobetCasibom GirişJojobet GirişJojobet Giriş