Më shumë se 2 milionë besimtarë muslimanë nga e gjithë bota u mblodhën të martën në malin Arafat, në Arabinë Saudite, për të shënuar Ditën e Arafatit, momentin më të rëndësishëm të haxhit në prag të Festës së Kurban Bajramit.
Në vendin ku besohet se Profeti Muhamed mbajti predikimin e tij të fundit u lutën për faljen e Zotit për vetë e familjarët.
Të lidhura
None found
Pelegrinët do të qëndrojnë aty deri në zhvillimin e ritualit simbolik të goditjes me gurë të djallit, që shënon edhe fillimin e Kurban Bajramit, festa e sakrificës për myslimanët anembanë botës.
Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme dhe temperaturave që arritën mbi 45 gradë Celsius, myslimanë nga e gjithë bota mbërritën në Arabinë Saudite duke kërkuar të përmbushin një detyrim fetar dhe të përjetojnë atë që shumë e përshkruajnë si një udhëtim shpirtëror që ndodh vetëm një herë në jetë.
Për Haxhin e këtij viti, autoritetet zbatuan një sërë masash kundër temperaturave të larta, për të parandaluar përsëritjen e Haxhit të 2 viteve të kaluar, ku humbën jetën mbi 1300 persona për shkak të të nxehtit ekstrem.
Për të përballuar këtë tubim masiv, autoritetet kanë mobilizuar mbi 250 mijë punonjës, me shërbime mjekësore
Haxhi është i detyrueshëm një herë në jetë për çdo mysliman që ka mundësi ta përballojë dhe konsiderohet një nga tubimet më të mëdha masive në botë, duke përfaqësuar shtyllën e pestë të besimit islam.
