Një cikël i ri nisi nga sot për Kombëtaren e Shqipërisë. FSHF shkarkoi trajnerin Silvinjo, që kishte kontratë të vlefshme deri në korrik, për të emëruar Rolando Maran.
Maran pritet të sjellë ndryshim te kuqezinjtë. Kjo pasi skema e tij e preferuar rezulton të jetë 4-3-1-2.
Të lidhura
None found
Trajneri Silvinjo nuk e preferoi asnjëherë këtë rreshtim për formacionin titullar. Në 34 ndeshjet e tij, e rreshtoi ekipin me tri skema të ndryshme. Pikërisht 4-1-4-1, 4-2-3-1 dhe 4-3-3.
Eksperienca e fundit për Maran ishte me Breshian. 62-vjeçari do e ketë aventurën e tij të parë jashtë Italisë, për më tepër si trajner i një përfaqësuese.
