Tare për Sarrin: Kemi sjellë një trajner të madh

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ishte i pranishëm në hedhjen e shortit të kalendarit të Serie A, ku më pas kishte folur për Maurizio Sarrin në një intervistë për DAZN.

Tare deklaroi se sjellja e Maurizio Sarrit tek Lazio i ka entuziazmuar tifozët e Lazios dhe ai pret që derbi i qytetit, “Derby della Capitale” të shikohet shumë më tepër tani.

“Arritja e Sarrit këtu ka ndezur një entuziazëm të madh në qytet, tifozët e dëshironin atë shumë dhe ne në fund i kënaqëm ata”, tha ai.

“Kemi sjellë një trajner të klasit botëror dhe me të tani derbi i qytetit do të shikohet në të gjithë botën”, shtoi ai.

“Sarri ka gjetur një skuadër tejet të motivuar, në pesë ditët e fundit kam parë motivim të madh nga lojtarët”, tha Tare.

“Edhe vet ai deklaroi se këtu mund të luhet futboll ashtu siç kërkon ai”, përufndoi Igli Tare


Shtuar 14.07.2021 22:13

Tags: ,