Protesta kundër projektit “TID”/ Banorët e Durrësit: Tallen me ne, do jemi para Bashkisë çdo ditë

Ditën e sotme, qytetarët e Durrës kanë dalë sërish duke protestuar para Bashkisë së qytetit. Sipas protestuesve, ata kërkojnë transparencë dhe shpjegime mbi projektin, i cili rrezikon banesat dhe pronat e tyre.

Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje, ata janë drejtuar autoritetit vendor, duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Të lidhura

None found

Para institucionit të bashkisë janë mbledhur dhjetëra banorë, të cilët kërkojnë gjithashtu bashkënbisedim me kryetaren e Bashkisë, Emirjana Sako.


Shtuar 13.05.2026 10:55