Elon Musk pjesë e delegacionit të Trump gjatë vizitës në Kinë, lista e biznesmenëve që shoqërojnë Presidentin amerikan

Miliarderi Elon Musk, është ndër personat që po shoqërojnë presidentin amerikan Donald Trump në vizitën e tij zyrtare në Kinë këtë javë. Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, Musk ishte në bordin e avionit presidencial Air Force One, i cili u nis drejt Pekinit të martën.

Në delegacionin amerikan bëjnë pjesë edhe disa nga drejtuesit më të rëndësishëm të kompanive teknologjike dhe financiare në botë. Mes tyre është edhe Tim Cook, i cili pritet të largohet zyrtarisht nga posti i CEO-s së Apple në muajin shtator.

Të lidhura

None found

Gjithashtu në delegacion ndodhet edhe Jensen Huang, drejtuesi i kompanisë Nvidia, një nga furnizuesit më të mëdhenj globalë të çipave për inteligjencën artificiale.

Në listën e biznesmenëve që shoqërojnë Trump janë edhe:

Robert “Kelly” Ortberg, CEO i Boeing

Larry Fink, drejtues i BlackRock

Stephen Schëarzman, themelues dhe CEO i Blackstone

Brian Sikes, CEO i Cargill

Jane Fraser, CEO e Citi

Jim Anderson, CEO i Coherent

H Lawrence Culp, CEO i GE Aerospace

David Solomon, CEO i Goldman Sachs

Jacob Thaysen, CEO i Illumina

Michael Miebach, CEO i Mastercard

Dina Poëell McCormick, presidente e Meta

Sanjay Mehrotra, CEO i Micron

Cristiano Amon, CEO i Qualcomm

Ryan McInerney, CEO i Visa


Shtuar 13.05.2026 09:23

Tags: ,