Do të mbahet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), seanca e radhës gjyqësore në themel për dosjen në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta dhe të pandehurve të tjerë.
Po ashtu, po sot, GJKKO pritet të vendosë edhe për kërkesën e ish Presidentit për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Të lidhura
None found
Avokati Kujtim Cakrani, hyri brenda ambienteve të gjykatës së posaçme ndërsa u tha gazetarëve se shpreson që të kenë një lajm të mirë.
“Kemi zëvendësim e masës tani, më pas kemi të themelit. Kështu që shpresoj të kemi lajm të mirë, se iu kam edhe ca borxhe juve”, tha mbrojtësi ligjor i Metës.
Seanca e kaluar e gjyqit për Metën u transmetua live për publikun, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej tetorit të vitit 2024 në paraburgim.
Kujtojmë që SPAK e ka marrë të pandehur Metën për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Me të njëjtat akuza përballet edhe ish bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
