Ndeshja mes Elbasanit dhe Tiranës në “Elbasan Arena” është ndalur pas incidenteve në fushë.
Tirana ishte në avantazh 0-2 dhe po kontrollonte lojën, por tensioni i krijuar para dhe gjatë takimit u përshkallëzua në tribuna dhe në fushë, ku u hodhën sende të forta dhe lëndë plasëse.
Të lidhura
None found
Pas disa paralajmërimeve, gjyqtari Juxhin Xhaja vendosi të ndërpresë ndeshjen dhe u drejtua për në dhomat e zhveshjes, duke pritur një vendim për vazhdimin ose jo të takimit në bashkëpunim me delegatin.
Në momentin e ndërprerjes, lojtarët e të dy skuadrave ndodheshin ende në fushë dhe nuk ishin larguar drejt dhomave të zhveshjes.
