Lionel Mesi fenomenal, ylli argjentinas thyen një tjetër rekord historik në MLS

Ylli i futbollit Lionel Messi, ka dhuruar një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Major League Soccer, duke realizuar një gol dhe dy asistime në fitoren 4-2 të Inter Majemit ndaj Torontos në ndeshjen e kampionatit.

Messi ka arritur edhe një rekord të ri, duke u bërë lojtari më i shpejtë që regjistron 100 kontribute në gola (gola + asistime) në MLS, duke e kaluar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Sebastian Xhovinko.

Të lidhura

None found

Mesi e arriti këtë shifër në vetëm 64 ndeshje, me 59 gola dhe 41 asistime, ndërsa Xhovinko kishte nevojë për 95 paraqitje (58 gola dhe 42 asistime).

Edhe këtë sezon, Mssi po vazhdon me formë të lartë, pasi në 13 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 3 asistime, duke e konfirmuar ndikimin e madh që ka pasur që nga transferimi te Inter Majemi.


Shtuar 10.05.2026 08:49