Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Emin Shabanit, shtetas nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar si pjesë e një organizate kriminale të përfshirë në kontrabandë ndërkombëtare cigaresh.
Pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga mbrojtja kundër vendimit të shkallës së parë të GJKKO-së, gjyqtari Florjan Kalaja, vendosi zëvendësimin e masës “arrest në burg” me masën “garanci pasurore”.
Të lidhura
None found
Sipas vendimit të shpallur këtë të mërkurë, Shabani duhet të depozitojë një garanci prej 30 mijë eurosh deri më 31 maj 2026, shumë që mund të dorëzohet nga familjarët ose avokati i tij në një bankë të nivelit të dytë për llogari të SPAK.
Po ashtu, Apeli caktoi ndaj tij edhe masën “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke e urdhëruar të paraqitet çdo të hënë të parë të muajit, në orën 11:00, pranë oficerit të policisë gjyqësore që ndjek hetimet.
55-vjeçari ishte ekstraduar nga Kroacia vitin e kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai akuzohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka kontrabanduar cigare për të cilat paguhet akcizë, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej 366,034,540 lekësh.
Sipas dosjes hetimore, ndaj Shabanit rëndojnë akuzat për “kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si edhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Vendimi:

