Presidenti francez Emmanuel Macron, ka surprizuar të pranishmit në një darkë shtetërore gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Jerevan të Armenisë, duke interpretuar në piano dhe me vokal këngën klasike franceze “La Boheme”.
Ndërkohë, kryeministri armen Nikol Pashinyan iu bashkua performancës, duke luajtur në bateri. Dy liderët interpretuan këngën e vitit 1965 të Charles Aznavour, e cila rrëfen jetën e artistëve të rinj në varfëri gjatë periudhës bohemiane në lagjen Montmartre të Parisit.
Të lidhura
None found
Ngjarja u zhvillua në kuadër të samitit ku liderët europianë diskutuan çështje kyçe të sigurisë dhe bashkëpunimit.
Kjo nuk është hera e parë që Macron shfaqet duke kënduar në publik. Më herët këtë vit, ai u filmua duke interpretuar himnin kombëtar francez “La Marseillaise” në bordin e aeroplanmbajtëses bërthamore FS Charles de Gaulle, gjatë një misioni të marinës franceze në Lindjen e Mesme.
