Në prag të Met Gala-s, në publik po shtohen gjithnjë e më shumë spekulimet rreth zgjedhjes së veshjes së Kim Kardashian.
Sipas thashethemeve, ylli televiziv mund të shfaqet me një krijim të frymëzuar nga “fustani i hakmarrjes” i princeshës Diana.
Këto zëra vijnë pikërisht katër vite pasi Kardashian shkaktoi reagime të forta kur veshi fustanin e çmuar të Marilyn Monroe, për të cilin u pretendua se u dëmtua, shkruan Daily Mail.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se në vitin 2022, Kim u shfaq në Met Gala me fustanin historik që Marilyn Monroe që kishte veshur në 1962, kur i këndoi “Happy Birthday” presidentit amerikan të asaj kohe, John F. Kennedy.

Pas eventit, u publikuan akuza të shoqëruara me fotografi, ku pretendohej se fustani kishte pësuar dëmtime – me çarje në pëlhurë dhe kristale të rëna.
Ngjarja nxiti kritika të ashpra ndaj Kardashian dhe muzeut që ia kishte huazuar veshjen.
Termi “fustani i hakmarrjes” i referohet një fustani elegant të zi, të dizajneres Christina Stambolian, të cilin princesha Diana e veshi në vitin 1994.
Ajo e kishte zgjedhur atë po atë mbrëmje kur u transmetua një intervistë televizive ku bashkëshorti i saj i atëhershëm, princi Charles, pranoi tradhtinë.

Kjo paraqitje u interpretua si simbol i guximit, vetëbesimit dhe sfidës, ndaj edhe fustani fitoi status legjendar.
Çfarë do të nënkuptonte kjo zgjedhje për Kim?
Duke pasur parasysh kritikat pas incidentit me fustanin e Marilyn Monroe, spekulohet se një veshje e frymëzuar nga fustani i Dianës mund të shihet si një lloj “përgjigjeje” e Kardashian ndaj kritikëve.
Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, kjo ide ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, në pritje të natës më të rëndësishme të modës.
