Alarmohet Dubai/ Mijëra qytetarë marrin një mesazh i cili paralajmëron mundësinë e goditjes me raketa

Makthi i sulmeve me raketa duket se po kthehet në Dubai, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e Emirateve. Një mesazh i ardhur në telefon ka alarmuar qytetarët që jetojnë dhe banojnë në Dubai.

Mediat shkruajnë se pak pas orës 17:00 të mbrëmjes së së hënës, mijëra qytetarë morën një alarm urgjent sigurie në telefonat e tyre celularë, i cili fliste për një kërcënim të mundshëm me raketa dhe bënte thirrje për masa të menjëhershme mbrojtëse. Mesazhi, i cili u shfaq në anglisht dhe arabisht, paralajmëron se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa” dhe u kërkon qytetarëve të kërkojnë menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt.

Të lidhura

None found

Njëkohësisht, u rekomandohet të largohen nga dritaret, dyert dhe hapësirat e hapura, ndërsa theksohet se duhet të presin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente. Njoftimi mban firmën e Ministrisë së Brendshme, e cila i jep atij peshë të veçantë dhe përforcon ndjesinë se kjo është një masë parandaluese në kontekstin e gatishmërisë së shtuar.


Shtuar 4.05.2026 17:44

Tags: , ,