Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një 35 vjeçar i cili ka dhunuar prindërit e tij.
“Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.