U përjashtua nga gara me argumentin se nuk është anëtare e partisë, Evi Kokalari sfidon Berishën: Shihemi në gjyq

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane ka sfiduar publikisht kreun e PD-së, Sali Berisha me një përballje gjyqësore. Kjo pasi, Kokalari përjashtua nga gara me argumentin se nuk është anëtare e partisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka publikuar një dokument, ku rezulton si një nga anëtaret e PD-së që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Partisë Demokratike në dhjetor të vitit 2021. Në foton e publikura në rrjetet sociale, ajo shfaqet pranë Sali Berishës, Flamur Nokës dhe Albana Vokshit.

Të lidhura

None found

Në lidhje me këtë, ajo pretendon se është anëtare e PD, pasi ka marrë pjesë në Kuvendin e organizuar nga “Rithemelimi” në 2021-shin. Kokalari e ka dërguar aplikimin e saj në mënyrë elektronike, pasi në selinë e PD, nuk i është pranuar dosja e aplikimit.

“Shihemi në gjyq, Sali Berisha!!”, shkruan Kokalari.


Shtuar 2.05.2026 16:54