Këtë të enjte, në ambientet e GJKKO zhvillohet seanca për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve.
Të lidhura
None found
Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë disa prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes.
Në listë janë edhe Paro Laçi, Albert Xhani apo edhe Isa Tare.
Në seancën e kaluar, GJKKO pranoi dhe kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe Malltezit për të thërritur si dëshmitar dhe kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit pritet të dëshmojë në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës i cili sipas tyre ka ka firmosur ndryshimin e destinacionit të truallit të ish kompleksit Partizani, nga terren sportiv për ndërtim, në kohën kur ka qenë kryetar.
