Në një intervistë të dhënë për Report Tv, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se do të dorëzojë dokumentacionin e plotë për kandidaturën e tij për kryetar të PD-së, pavarësisht se e konsideron procesin si një farsë të orkestruar nga drejtuesit aktualë të partisë.
Salianji kritikoi faktin që kriteret për kandidatët u publikuan vetëm disa orë para mbylljes së afatit, duke i cilësuar si të padrejta dhe të dizajnuara për të lënë jashtë garës figura të tjera. Ai akuzoi Sali Berishën se po shmang përballjen e hapur përmes “uzurpimit të procesit”.
Të lidhura
None found
“Do të dorëzoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit. Pa lista zgjedhore, pa kohë të barabartë. Kjo është uzurpim përmes farsës, por edhe frikë e Sali Berishës për t’u përballur,” u shpreh Salianji.
Ai shtoi se në rast se dokumentacioni i tij nuk pranohet, nuk do ta njohë procesin, duke e cilësuar atë si një uzurpim të postit të kryetarit të PD-së.
