Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Tragjasit, në Vlorë. Mësohet, se një automjet është përplasur me disa bagëti të imta që ndodheshin në rrugë.
Si pasojë e përplasjes, është plagosur rëndë bariu dhe po transportohet drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Të lidhura
None found
