Sot ditë zie në Kosovë/ Ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja

Kanë nisur homazhet përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja, një nga figurat më të shquara të kulturës dhe mendimit shqiptar.

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, është hapur edhe Libri i Zisë, ku qytetarët mund të shprehin ngushëllimet dhe respektin e tyre për të ndjerin.

Të lidhura

None found

Homazhet dhe nënshkrimi në Librin e Zisë po zhvillohen në hollin e Kuvendi i Republikës së Kosovës, ku pritet pjesëmarrje e gjerë nga qytetarë, personalitete dhe përfaqësues institucionalë.

Ky organizim vjen si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të Qosjes në gjuhësi, letërsi, kritikë letrare dhe jetën publike shqiptare, duke e renditur atë ndër figurat më të rëndësishme të dijes në hapësirën shqiptare.

Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta të enjten në moshën 89-vjeçare. Në nderim të tij, në Kosovë është shpallur ditë zie. Sipas familjes, ai u varros po atë ditë në një ceremoni private familjare.

 


Shtuar 24.04.2026 09:31