VIDEO/ Ndodh në gjysmëfinalen ndaj Egnatias, e pëson një tjetër arbitër nga tifozët

Pjesa e parë mes Elbasanit dhe Egnatias u mbyll me rezultatin 0-1 për rrogozhinasit. Një episod i pakëndshëm u regjistrua në minutën e 39-të, kur një kapsollë shpërtheu pranë gjyqtarit anësor Ani Kociaj.

Një incident i cili është parë edhe në sfida të tjera, pikërisht tek i njëjti vend nga tifozët e Elbasanit. Loja rifilloi rreth 30 sekonda më vonë, pasi kapiteni Emiljano Musta iu drejtua tifozëve verdheblu.

Të lidhura

None found

Sfida e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 1 me 1. Si Elbasani dhe Egnatia kanë pasur mjaft rivalitet, teksa në pesë ndeshje të këtij sezoni janë regjistruar katër barazime. Vetëm një përballje është fituar nga Elbasani në kampionat.

Episodi në “Elbasan Arena”: (VIDEO)


Shtuar 22.04.2026 20:11