Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Ku një sherr mes disa të rinjve ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta e më tej në dy persona të plagosur, të identifikuar si Sejdi Latifaj dhe Batjar Llanaj.
Mësohet se në konflikt janë përfshirë rreth 10 persona. Gjatë përplasjes, palët janë goditur me sende të forta përfshirë këtu edhe copa tullash dhe madje raportohet edhe për thika.
Të lidhura
None found
Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore pasditen e kësaj të marte, pasi kanë marrë dëmtime të rënda të kokë.
Bazuar në raportimet paraprake,dyshohet se përplasja ka nisur për arsye banale. Ndërkohë menjëherë pas incidentit kanë mbërritur në vendnagjarje forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
