Aksident i rëndë në Kukës, 56-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

Mesditën e kësaj të diele rreth orës 13:30, një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar në aksin rrugor Bicaj-Kukës.

Policia bën me dije se një 56-vjeçar, ka përplasur me automjet një këmbësor, 64-vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Të lidhura

None found

Shoferi është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor pritet të sqarojë rrethanat e aksidentit.

Kukës/ Informacion paraprakmi:

“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Bicaj – Kukës, shtetasi F. B., 56-vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. H., 64-vjeç, banues në fshatin Bicaj. Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Shtuar 19.04.2026 14:13