Ngjarje e rëndë në Gramsh/ Shoferi i turistëve bie nga Ujëvara e Sotirës, vdes në vend!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Gramshit, ku një person ka humbur jetën pasi thuhet se ka rrëshqitur nga Ujëvara e Sotirës.

Viktima me iniciale R.Xh ishte, shofer i turistëve që po vizitonin zonën

Të lidhura

None found

Dyshohet se ai ka qenë duke luajtur me top me persona të tjerë dhe më pas ka rrëshqitur e ka rënë nga lartësia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


Shtuar 19.04.2026 14:28