Një tjetër lojtari i kombëtares shqiptare i bashkohet grupit të menaxherit Fali Ramadani, i cili përfaqëson agjencinë, LIAN Sports Group. Bëhet fjalë për mbrojtësin Marash Kumbullën.
Kompania në fjalë, në vitet e fundit në mënyrë direkte apo indirekte ka filluar të mbledhë një numër të madh futbollistësh shqiptarë nën ombrellën e saj, duke përfaqësuar tashmë shumë lojtarë të Kombëtares kuqezi apo edhe ata që aspirojnë të bëhen pjesë e saj.
Të lidhura
None found
Kësisoj, nën kontrollin e Ramadanit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë edhe emra si Bajrami, Ramadani, Uzuni, Berisha, Pajaziti apo edhe Armando Sadiku që kanë veshur rregullisht fanellën kuqezi duke i shtuar këtu binjakët Shpendi si Luis Hasën si edhe talenti Nuredini. Pa harruar këtu se edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, prej një viti përfaqësohet nga “supermenaxheri” i cili mori emër në arenën ndërkombëtare me transferimin e bujshëm të serbit Luka Joviç te Real Madrid në vitin 2019.
FUTBOLLISTËT SHQIPTARË QË MENAXHOHEN NGA LIAN Sports Group
Nedim Bajrami
Myrto Uzuni
Ylber Ramadani
Medon Berisha
Adrion Pajaziti
Luis Hasa
Kristian Shpendi
Stiven Shpendi
Xhoi Nuredini
Redi Kasa
Armando Sadiku
Marash Kumbulla
