“Ajo nuk merret me asgjë”, Soni Malaj “shpërthen” ndaj Jonida Maliqit: Blen dy rroba firmato dhe mendon se është superiore

Marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, brenda “Ferma VIP” duket se po tensionohet gjithnjë e më shumë.

Gjatë një bisede me Malborën, Soni nuk i kurseu kritikat ndaj Jonidës, duke e akuzuar për një sjellje që, sipas saj, është arrogante dhe e tepruar.

Të lidhura

None found

“Blen dy rroba firmato dhe i duket sikur sillet me supremaci ndaj të tjerëve”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Soni sqaroi se mes tyre nuk ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm jashtë spektaklit. Megjithatë ajo u shpreh se jashtë është shumë e zënë sa nuk ka kohë të takojë familjen e saj.

“Unë jam shumë e zënë me koncerte dhe evente, aq sa nuk kam kohë të takoj mamanë time, ndaj Jonidën nuk e kam në rreze fare. Ajo nuk merret as me koncerte, as këngë, asgjë”, deklaroi Soni.


Shtuar 11.04.2026 22:35

Tags: ,