Rogerti përgatit fjalim për dasmën e Brikenës dhe Mateos – thotë se do të shkatërrojë festën

Rogert Sterkaj nuk do të lë rehat as çiftin e dytë që po bën dasmë në Big Brother VIP Albania 5.
Ai ka përgatitur një fjalim për dasmën e Brikena Selmanit me Mateo Borrin.

I njëjti thotë se do të jetë në rolin e dajës së modeles dhe se do të shkatërrojë dasmën.

Të lidhura

None found

Të njëjtën gjë bëri edhe në dasmën e Gimbos me Selin Bollatin, ku prishi të gjitha trëndafilat e hodhi në tokë tortën

Ndërkohë në shtëpi kanë filluar përgatitjet për këtë dasmë të papritur.

Mateo i ka propozuar Brikenës mbrëmjen e djeshme (e diel) gjatë një darke romantike që kishin të gjithë konkurrentët.

Për të performuar në këtë aheng i ftuar special është këngëtari Gena.


Shtuar 6.04.2026 18:00

Tags: ,