Kishte mbjellë kanabis në Dhërmi, arrestohet 61-vjeçari

Një 61-vjeçar është arrestuar pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të kanabisit, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonte fidan cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Dhërmi, Himarë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./albeu.com


Shtuar 13.07.2021 10:01