Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope.
Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.
Të lidhura
None found
Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative:
Gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h”.
Gjobë në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.
AKU bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

