Vranësira dhe reshje shiu/ Njihuni me parashikimin e motit, 1 Prill 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e herëpashershme të shiut, parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut, parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në Verilindje-Lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metër  në Juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 22 m/s.

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-5 ballë.

 


Shtuar 1.04.2026 07:26

Tags: , ,