Me rrugëtimin e deritanishëm në “Ferma Vip 3”, Mimoza Ahmeti arriti të grumbullojë më së shumti vota duke u bërë kështu e preferuara e publikut, por jo vetëm.
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka shfaqur haptazi në rrjet mbështetjen e saj për poeten.
Të lidhura
None found
Në një foto të publikuar në rrjet ku shfaqet portreti i Mimoza Ahmetit, këngëtarja shkroi: Shoqja ime më e mirë vetëm s’e din akoma.
Mesa duket Dafina Zeqirit i ka hyrë në zemër poetja që nga dita kur kjo e fundit performoi për fermerët një nga këngët e artistes dhe për energjinë e saj.
Mimoza Ahmeti u bë pjesë e “Ferma Vip 3” që natën e parë të spektaklit, të premten e kaluar, më 27 mars.
Që natën e parë ajo dhuroi një atmosferë komplet ndryhse në fermë, pasi në trasnmetiminlive të emisionit ajo u shtri për të fjetur ndonëse moderatorja Arbana Osmani po vijonte me moderimin e saj. Një moment ky që është shoqëruar me të qeshura jo vetëm mes banorëve por dhe mes opinionistëve të programit.
