Rusia refuzon paqen për Pashkë, Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina, kërkohet marrëveshje përfundimtare

Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim të qartë nga pala ukrainase.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se nga deklaratat e presidentit Volodymyr Zelensky nuk rezulton një iniciativë e formuluar konkretisht për një armëpushim.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se Rusia nuk synon marrëveshje të përkohshme, por një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për çdo format armëpushimi, qoftë të plotë apo të kufizuar në sektorin energjetik.

Sipas tij, një ndalim i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike gjatë Pashkëve do të ndihmonte edhe në zbutjen e krizës globale të energjisë, të ndikuar nga tensionet ndërkombëtare. Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme për kompromis, por jo në dëm të sovranitetit dhe dinjitetit të saj.

Ndërkohë, Kievi akuzon Moskën se po zvarrit qëllimisht luftën për të fituar më shumë territor, ndërsa Rusia vijon të këmbëngulë se prioritet mbetet arritja e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.


Shtuar 31.03.2026 16:08

Tags: ,