Eliminimi nga “play off”- i i Kupës së Botës, ka lënë një shije të hidhur në kampin kuqezi, teksa sot skuadra jonë do të rikthehet në fushë për një tjetëtr ndeshje, por këtë herë për miqësore.
Kuqezinjtë janë zhevndosur nga Varshava në Valencia, aty ku do të përballen me Ukrainën në një nga ndeshjet më dëshpëruese, duke qenë se janë dy skuadra që janë eliminuar dhe i kanë dhënë fund ëndrrës për të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Të lidhura
None found
Sfida e sotme do të nisë në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Estadi Ciutat de Valencia”, aty ku të dyja skuadrave kjo sfidë iu shërben vetëm për të lënë pas humbjen e pak ditëve më parë dhe ndoshta, për t’i dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të grumbulluar të cilët nuk patën minuta në sfidat e para.
PËRBALLJET– Shqipëria nuk ka një ecuri pozitive kundër Ukrainës, duke qenë se është një nga skuadrat, që ka marrë më shumë fitore ndaj Shqipërisë në përballjet direlte. Dy skuadrat janë përballur në total 8 herë, ku Shqipëria ka arritur të fitojë vetëm 1 ndeshje ndërkohë që një tjetër është mbyllur në barazim. Nga ana tjetër, Ukraina numëron plot 6 fitore kundër Shqipërisë. Sfida e parë direkte mes dy skuadrave, është zhvilluar në vitin 1997, aty ku ukrainasit kanë fituar me rezultatin 0-1 në “Qemal Stafa” ndërkohë që humbja më e thellë për Shqipërinë, është në qershorin e 2018 me rezultatin 1-4. Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një herë në Ligën e Kombeve të edicionit të shkuar, aty ku arritën të fitonin me rezultatin 1-2 dhe ishte pikërisht sezoni, kur Shqipëria ra në Ligën C.
TRAJNERI- Për Shqipërinë, kjo mund të jetë ndeshja e fundit me trajnerin Silvinjo në krye të pankinës. Eliminimi nga Kupa e Botës, ka sjellë edhe përfundimin e kontratës së Silvinjios, e cila tashmë është vetëmm cështje kohe duke qenë se do të përundojë në fundin e muajit korrik, atëherë kur edhe ishte planifikuar që të mbyllej rrugëtimi i Botërorit. I pyetur shpesh herë për të ardhemn e tij, Silvinjo është shprehur se do të respektojë kontratën deri në fund e më pas do të vendoset për të ardhmen e tij. nëse palët bien dakord për të mos vazhduar më së bashku, atëherë kjo mund të jetë ndeshja e fundit e Silvinjos për t’i dhënë kohë dhe hapësirë trajnerit të ri që të njohë skuadrë që do të drejtojë në Ligën e Kombeve.
