Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Valbona Mhilli, ka folur së fundmi për Prive në Klan Kosova, ku ka ndarë disa detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Ajo ka treguar se e sheh veten si në ekran, ashtu edhe në politikë, duke mos e përjashtuar asnjërën nga këto.
Të lidhura
None found
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, Mhilli është rikthyer në angazhimin e saj politik, një rrugë që e kishte ndjekur edhe më më parë në PD.
“U riktheva në vendin tim pas daljes nga Big Brother”, është shprehur ajo, duke iu referuar përfshirjes së saj në politikë.
Po ashtu, Mhilli ka theksuar se televizioni dhe politika kanë qenë gjithmonë të pandashme në jetën e saj. Ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet të rikthehet edhe në ekran.
Kujtojmë se Valbona ka qenë gjithmonë një mbështetëse e ish-deputeti demokrat Ervin Salianji. Kur Salianji u arrestua, ajo së bashku më një grup të vogël mbështetësish protestuan para Policisë së Tiranës
